



Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka festuar në Tetovë pasi fitoi zgjedhjet lokale dhe siguroi postin e të parit të kësaj komune.
Ai gjatë festës tha:
“Më mbaruan fjalët, nga nesër nisin punët”.
Kasami tha se që nesër ata kanë punë të madhe.
“Nga dita e parë garantoj që mbledhjet e Këshillit do të jenë drejtpërdrejt, do të punojmë për rregullimin e qytetit, largimin e kaosit, realizimin projekteve që kanë të bëjnë për një jetë më të mirë”, tha Bilall Kasami.