Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në një prononcim për “Abc News”, ka folur rreth aktualitetit politik në vend dhe koalicionimeve të mundshme parazgjedhore.
Ai më tej ka theksuar se ka ardhur koha që BDI-ja të shkoj në opozitë dhe se fatin e shqiptarëve duhet ta marrin në dorë gjeneratat e reja që janë në politik.
Gjithashtu Kasami ka theksuar se BESA është për një koalicion parimor opozitar për të bërë ndryshimin e madh në vend. “Lëvizja BESA është për një koalicion opozitar dhe parimor që BDI-në njëherë e përgjithmonë ta çojmë në opozitë”, u shprehë kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.