Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sot realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, ku temë e takimit ishte Prokuroria Speciale Publike (PSP). Pas takimit Kasami deklaroi se Lëvizja BESA është për vazhdimin e mandatit të PSP-së dhe atë deri në përmbylljen e të gjitha rasteve.
“Sot i përcollëm kryeministrit qëndrimin tonë. Ne si Lëvizje BESA e përkrahim funksionimin e PSP me gjithë kapacitetin e saj, këtu dua të ngrit faktin e vlefshmërisë së përgjimet, dhe ti përmbyllë të gjitha lëndët që dalin nga përgjimet.
I dhamë propozimet tona, komfor marrëveshjes, që amendamentet të jenë zgjidhje. Synojmë që bombat të përdoret si dëshmi dhe indice”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.