I pyetur për videon që publikoi në rrjetet sociale Kastriot Rexhepi, Bilall Kasami thotë se nuk është asgjë valide, derisa deputeti të paraqitet vet fizikisht. Sipas tij ai mund të jetë paraqitur me dhunë ose kërcënuar.
“Deri sa Kastriot Rexhepi nuk del para opinionit me figurë ta shohim se është shëndosh e mirë, çdo porosi përmes rrjeteve sociale nuk është valide. Çdo porosi ai mund ta bëj me dhunë, mund ta bëj i kërcënuar. Ai duhet të jetë pranë familjes, duhet të jetë i lirë”, tha Kasami