Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në intervistë për Click Plus tha se VLEN nuk ka kandidat të përveçëm, të gjithë do të jenë të VLEN-it.
“Në Tetovë do të kandidojë unë, në Gostivar kemi një emër, në komuna të caktuara me cilin do kandidat që do të flasim ne do të masim opinionin publik. Çair, Tetovë, Zhelinë, kemi kandidatë që janë kryetar aktual. Nga VLEN ose jashtë VLEN-it nëse del që ka përkrahje më të mirë se unë, ia lëshojë rrugën që të shkojë”, tha Kasami.
Kasami shtoi se Kërçova është komunë më delikate, ai thotë se ka informata që një ndër ofertat e BDI-së për të qenë pjesë e qeverisë para zgjedhjeve ka qenë “shitja” e Kërçovës.
“Në këto rrethana e vështirëson shumë Fatmir Limanin si një kandidat që është më i miri për Kërçovën. Prandaj, ne më me rëndësi e kemi që të vazhdojë Kërçova të udhëhiqet nga një kryetar që buron nga shumica e qytetarëve atje”, përfundoi Kasami.