Kasami: Largimet nga ASH-ja si rezultat i mosrespektimit të vullnetit të strukturave

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Gazetën Express ka komentuar përçarjen e krijuar në Aleancën për Shqiptarët, ku një numër i konsiderueshëm i strukturave dhe disa nga funksionarët e kësaj partie po tërhiqen nga partia e Selës dhe po përkrahin Lëvizjen BESA.

Marketing

Kasami tha se kjo vjen nga mos respektimi i strukturës partiake nga lidershipi i ASH-së, ku shprehen edhe pakënaqësitë duke filluar nga bazat e strukturës, nëndegat.

Përndryshe, ditëve të fundit shumë individë dhe nëndegë të ASH-së janë dorëhequr nga kjo parti dhe kanë deklaruar se duan një koalicion joformal me Lëvizjen BESA.