Kasami: Le të vazhdojmë të shpërndajmë mirësi dhe të bëjmë ndryshimin në jetën e të tjerëve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka vizituar çerdhen “Rinia” në Tetovë ku ka shpërdnarë dhurata për nderë të festës së Bajramit.

Marketing

“Gëzimi në sytë e fëmijëve ishte mënyra më e mirë për ta filluar këtë ditë. Ishte kënaqësi që sot të isha i pranishëm në shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e çerdhes “Rinia” Tetovë, organizuar nga shoqata humanitare “Agimi i Bamirësisë” duke u dhuruar gëzim dhe buzëqeshje të vegjëlve. Ky aktivitet u realizua me qëllim që të sjellë lumturi dhe të përcjellë mesazhin e solidaritetit, veçanërisht në këtë periudhë festive. Le të vazhdojmë të shpërndajmë mirësi dhe të bëjmë ndryshimin në jetën e të tjerëve!”, ka shkruar Kasami.

Marketing