Kasami: Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve

“Lëvizja BESA nuk merr pjesë në takimin e sotëm të liderëve sepse vlerësojmë se ky takim është thirrur për të shpëtuar BDI-në nga përgjegjësit e marra”, tha Kasami, ndërkohë që shtoi se edhe Lëvizja BESA është pro ndryshimeve Kushtetuese, dhe se do të kërkoj që në këto ndryshime të përfshihet dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë edhe çështja e 20 përqindëshit.

Marketing

“Ftesa e kryeministrit menjëherë pas ftesës së Lëvizjes BESA mund të themi se është një sabotim. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese ne si Lëvizjes BESAA kemi deklaruar se jemi të interesuar që të ndodhin, andaj edhe e thirrëm tryezën shqiptare. Megjithatë ne në këtë hapje të kushtetutës kërkojmë që njëherë e përgjithmonë të zgjidhet çështja e 20 përqindëshit”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA.