Kasami: Lëvizja “Besa” s’do të hyjë në Qeverinë e gjerë

Lëvizja “Besa” nuk do të hyjë në qeverinë e gjerë. Kreu i “Besës”, Bilall Kasami ka paralajmëruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e një qeverie të gjerë eventuale.

Marketing

Në pyetjen nëse “Besa” do të hyjë në Qeverinë e gjerë, të cilën kryeministri Kovaçevski ia propozoi VMRO-DPMNE-së, Kasami në një deklaratë për mediat në gjuhën shqipe në vend thotë se partia e tij do të hyjë në Qeveri, vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Jo. Lëvizja “Besa” do të hyjë në Qeveri vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si fituese e atyre zgjedhjeve në bllokun politik shqiptar.”, deklaroi Kasami.

Marketing