Kasami: Në buxhetin e vitit 2025 do ketë para për Akademinë Shqiptare

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në një paraqitje para mediave, ka folur në lidhje me Akademinë Shqiptare që është paralajmëruar se do të themelohet nga VLEN-i.
Ai tha se financimi i Akademisë Shqiptare do të bëhet nga katër komuna, duke shtuar se kjo është në përputhje me ligjin.
Kasami shtoi se ky financim do të parashihet në buxhetin e komunave për vitin 2025.
“Është çështje e qartë edhe në bazë të ligjit edhe në bazë të përcaktimit të katër kryetarëve të komunave të cilët u zotuan se në periudhën e ardhshme do të përkrahin këtë inciativës fisnike. Patjetër , kjo në bazë të kalendarit apo dinamikës së miratimit të buxhetit për vitin 2025, do të futet edhe kjo si pikë”, ka deklaruar Mexhiti.

Marketing
Marketing