Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nesër në ora 11:30 në Kuvend do të takohet me shefin e misionit të NATO-s dhe zyrës për lidhje me Maqedoninë, Ambasadorin Zoran Jankoviq.
Ky takim do zhvillohet pak ditë para votimit të ndryshimeve kushtetuese, ku Lëvizja Besa ka kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre që kanë parashtruar nëpërmjet amendamenteve.
Takimi i Kasamit me Jankoviqin vijnë menjëherë pas takimit që realizoi Kasami me kryeministrinë Zoran Zaevi për të përafëruar qëndrimet dhe për të votuar ndryshimet kushtetuse dhe implementimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.