Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami sonte ka qenë i ftuar në emisionin Rruga Drejt në Alsat M, ku ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike.
Kasami foli rreth kërkesës së Lëvizjes BESA për grafën etnike në letërnjoftime, ku tha se kjo gjë do të bëhet realitet shumë shpejtë.
Gjithashtu Kasami thumboi Aleancën për Shqiptarët, ku tha se ata nuk mund të mbrojnë interesat e shqiptarëve duke qenë në koalicion me VMRO-në.