Kasami: Përbuzjeve iu vjen fundi, kërkesa e kahershme e nxënësve medresantë do të gjejë zgjidhje

Sapo kuptova nga mediat se i paskan gënjyer besimtarët dhe nxënësit gjatë fushatës zgjedhore për gjoja akreditimin e Shkollës së Mesme Islame “Isa Beu” në Shkup.

Marketing

Që kanë gënjyer 22 vite popullin politikisht e dimë, por edhe në baza fetare që do e bënin këtë, është e papranueshme.

Zotohemi si VLEN që do të angazhohemi që ky problem dhe kërkesa e kahershme e nxënësve medresantë dhe prindërve të tyre, të gjejë zgjidhje adekuate konform ligjeve në fuqi gjatë kësaj përbërje qeveritare të mandatit tonë.

Ata ua ofruan mashtrimin, ne ua ofrojmë zgjidhjen. Përbuzjeve iu vjen fundi!