Kasami “prish” lojën, zbulon marrëveshjen e fshehtë mes ASH-së dhe Besës në Tetovë!

Lëvizja BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami kanë shpërblyer Aleancën për Shqiptarët dega Tetovë për votat e dhëna gjatë fitores së 20 Gushtit ku Lëvizjes BESA iu shtuan vota për shkak të votuesve të ASH-së të cilët votuan listën e kryesuesit Besar Durmishi nga Lëvizja BESA.

Marketing

Shpërblimi, gjegjësisht vlen për Mimoza Veliun e cila ishte kandidate e ASH-së me numër 18, e cila sot është caktuar Ushtruese Detyre e Drejtoreshës së Shkollës Fillore Komunale Përparimi në Reçicë të Madhe. Jo vetëm kaq, Mimoza Veliu ka lidhje farefisnore me Vjollcë Berishën, sekretareshën gjenerale të Aleancës për Shqiptarët.

Parashtrohet pyetja, a ishin votat e ASH-së të orkestruar ndaj Kasamit për shpërblime personale të klanit të Vjollca Berishës, a ishte një kurth i fshehur ndaj Ziadin Selës për një humbje turpëruese në Tetovë, apo ishte një marrëveshje me Lëvizjen Besa?