Ballina Lajme Maqedoni Kasami Punimet në “Strasho Pinxhur” do të vazhdojnë të martën!

Kasami Punimet në “Strasho Pinxhur” do të vazhdojnë të martën!

Përskaj reagimeve dhe kritikave të shumta që u krijuan në opinion për prerjen e drurëve në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, punimet për rikonstruimin e kësaj rruge do të vazhdojnë nga e marta.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

“Të dashur tetovarë,

Pas nisjes së punimeve të rikonstruimit të rrugës “Strasho Pinxhur“ dhe situatës së krijuar gjatë ditës së punimeve, vendosëm që përkohësisht t’i ndërpresim punimet në mënyrë që të sqarohet situata dhe më pas ky projekt të vazhdoj të realizohet në mënyrën më të mirë të mundëshme dhe gjithnjë në të mirë të qytetit .

Gjatë konsultimeve dhe takimit me qytetarët si dhe pronarët e lokaleve të kësaj rruge, prezantuam dokumentacionin dhe lejet e nevojshme për realizimin e këtij projekti, ku u dakorduam që prej ditës së Martë, të vazhdojnë punimet dhe njëherë e përgjithmonë kjo rrugë të kompletohet me të gjitha standardet e nevojshme dhe të marrë pamje ashtu siç i takon qendrës sonë, çarshisë sonë”, qëndron në njoftimin e Kasamit.

Exit mobile version