Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se ka marrë edhe një ftesë tjetër nga Ministria e Brendshme.
“Edhe një tentim për frikësim dhe heshtje, që më bën të kuptoj se sa frikë e kanë opozitën shqiptare. Me këto akte, po na e shtoni kurajon. Po e përsëris, koha e frikësimit dhe shantazhimit të shqiptarëve ka vdekur, ashtu siç është duke vdekur regjimi juaj. I detyrohemi vetëm qytetarëve dhe këtij populli, sa për regjimet e këtilla, nuk jemi frikësuar as në kohën e komunizmit, as tani. Koha juaj ka përfunduar. Numëroni ditët!”, ka shkruar Kasami.
Këto ftesa kanë të bëjnë me vizitën e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe se pikërisht ishte Kasami që ishte ftuar në policinë e Tetovës, ndaj të cilit u paralajmërua shqiptimi i një gjobe penale.