Kasami takim me shoqatën e pensionistëve: Obligim kujdesi për ta

Sot kreu i Lëvizjes Besa, njhëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim me shoqatën e pensionistëve në Tetovë.

Marketing

Ai shprehu respektin e veçantë që ka për këtë kategori të qytetarëve, pasi,siç edhe tha, se respekti i treguar ndaj pensionisteve është edhe respekt ndaj familjes, ndaj prindërve.

“Ata na kanë mësuar se kujdesi për prindërit është obligim. Kujdesi për pensionisëtët nënkupton kujdes për prindërit tonë. Ata meritojnë shumë më tepër nga ajo që bënë ata dikur për ne!”, ka thënë gjatë takimit me shoqatën e pesionisteve, Bilall Kasami.

Për Lëvizjen Besa, familja është vlera kryesore e shoqërisë, andaj edhe në angazhimin e saj politik, rëndësi të veçantë i jep familjes, kujdesit ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë, ku edhe graviton edhe pensionisti.