Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me deputetin Fadil Zendeli, realizuam takim miqësor me ambasadorin e BE-së në Shkup, z. David Geer. Fillimisht, ambasadorin e urova për misionin e ri diplomatik.
Biseduam për aktualitetin politik, në veçanti për anëtarësimin e vendit në BE si dhe për përkushtimin e elitës politike në vend për përmbushjen sa më të shpejt të reformave. Shpreha edhe njëherë hapur mbështetjen e Lëvizjes BESA ndaj proceseve që janë për të mirën e vendit dhe të shoqërisë në përgjithësi. Gjithashtu, ambasadorin e informova se ne kemi përkrahur reformat e rëndësishme edhe kur ishim në opozit, sepse vlerësimi jonë ishte se vendi duhet të ecë përpara.
Tani, kontributin dhe punën tonë për të mirën e vendit po e vazhdojmë edhe nga ekzekutivi vazhdimisht, që vendi sa më shpejt të bëhet pjesë e familjes së madhe Europiane.
z. Geer i urojmë mision diplomatik të suksesshëm dhe shpresojmë për një bashkëpunim të fuqishëm në mes dy palëve.