Kasami takon ambasadorin e OSBE/ODIHR

Kryetari i njërit krah të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Arjanit Hoxha, dhe nënkryetari Abdush Demiri, u takuan sot me ambasadorin e OSBE/ODIHR-së, Jan Petersen.

Marketing

Përmes kumtesës, nga Lëvizja Besa theksojnë se temë kryesore e takimit ishte referendumi dhe rëndësia që ky proces të përmbyllet me sukses, dhe që Maqedonia të vazhdojë rrugën drejt NATO-s dhe BE-së.

Më tutje ceket se Kasami e ka siguruar ambasadorin Petersen se Lëvizja Besa do të japë kontributin e saj maksimal që Referendumi të kalojë me sukses, pavarësisht se gjendet në opozitë, sepse “për Lëvizjen Besa, rëndësi ka që shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë, të kenë një jetë dhe një të ardhme sa më të mirë”.