Kasami: Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministër

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vlerëson se BDI-ja me propozimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik ka bërë zgjedhjen më të keqe të mundshme. Sipas tij, Xhaferi është njeriu që më së shumti ka punuar kundër interesave të shqiptarëve dhe pozitën e kreut të Kuvendit e ka keqpërdorur për interesa partiake.

Marketing

“Është zgjidhja më e keqe që ka mund të ofron BDI-ja edhe pse jo që kishte zgjidhje tjera të mira ky subjekt. Pas 20 viteve në Qeveri, BDI-së në pozita të larta i kanë mbetur njerëzit më të korruptuar dhe njerëzit që më së shumti i kanë bërë dëm çështjes shqiptare. Vlerësoj se nga gjitha zgjidhjet, Talat Xhaferi është zgjidhja më e keqe për kryeministër teknik sepse e kemi parë që në krye të Kuvendit ka udhëhequr vetëm politika të partisë së tij dhe jo në interes të qytetarëve. Ai është udhëhequr nga egoja e tij dhe jo nga interesi i qytetarëve”, u shpreh Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes Besa.