Kasami: Ura në dalje të Shipkovicës e ndërtuar pa asnjë kriter

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka qëndruar në dalje të fshatin Shipkovicë ku është bllokuar rruga nga rreshjet e shiut.Kasami tha se pas rreshjeve të mëdha të shiut dhe motit të përkeqësuar në vendin tonë, shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. “Intervenimi jonë ka qenë i menjëhershëm ku punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve.

Marketing

Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re momentalisht është duke u punuar me intezitet të lartë për tu pastruar nga rëshqitjet e dheut.Fatkeqësisht ura e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar duke mos përmbushur asnjë kriter, nuk ka arritur tu bëj ballë rreshjeve të shiut! Edhe nëpër rrugët e qytetit kemi arritur në kohë të ofrojmë lëvizje të lirë për qytetarët, duke pasur parasysh intezitetin e rreshjeve të shiut dhe vështirësive me të cilat jemi perballur” tha Kasami,transmeton Gazeta Koha.

Ndërkaq,në orët e vonshme të pasditës janë pastruar pusetat e kanalizimit atmosferik në rrugët e Tetovës.Nga NPK-ja njoftuan se pas reshjeve intenzive të shiut në qytetin e Tetovës u pa mundësua lëvizja e lirë në disa rrugë, por fal intervenimit të shpejt të NPK-së, rrugët tani më janë kthyer në gjendje normale, ashtu siç ishin më herët. “Apelojmë deri te të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me hudhjen e mbeturinave, sepse mbushja e shaktëve pa mundëson që uji të rrjedh normalisht. Falenderim i veçantë edhe për zjarrfikësit që kontribojnë që qytetarët të lëvizin lirshëm. Ekipet tona do të jenë në terren gjatë gjithë kohës” thonë nga NPK-ja në Tetovë.