Kasami: Uroj që mjetet financiare nga pakoja e pestë të arrijë në destinacionin e duhur

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami ka përshëndetur miratimin e pakos së pestë ekonomike në Kuvend. Ndërsa sa i përket rolit të opozitës në këtë periudhë Kasami thotë se e gjithë kjo është bërë për pikë politike, transmeton aktuale.mk.

Marketing

Postimi i plotë:

Edhe përkundër gjitha pengesave që mundohet të bëjë opozita, sot votuam ligjet që kanë të bëjnë me pakon e pestë ekonomike.

Në këto momente tema më e rëndësishme në opinion duhet të jetë miratimi i pakos të pestë ekonomike dhe uroj që sa më shpejt këto mjete financiare të arrijnë deri te çdo afarist, puntorë, biznes etj.

Sa i përket rolit të opozitës në gjithë këtë periudhë, ku kanë dashur që të bëjnë politikë ditore mbi fatkeqësinë shëndetësore të disa kolegëve deputet të shumicës parlamentare, jam i bindur se për këto veprime të opozitës vlerësim më të mirë do japin qytetarët.

Marketing