Kasami: VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe bizneseve

Bashkarisht do të angazhohen në implementimin e politikave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në drejtim të avancimit të bizneseve për arritjen e zhvillimit ekonomik për të mirën e qytetarëve, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve të VLEN-it me kryetarin dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore.

Marketing

“Ne ishim në takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndomore për të bashkëpunuar për pjesën ekonomike të programës dhe mundësitë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me biznese. Ne jemi të lumtur që kemi pasur një komunikim shumë të rregullt me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku si rezultat ne kemi implementuar shumë pika të programës të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në programën tonë parazgjedhore. Ajo që është më me rëndësi është se ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht të angazhohemi që të implementojmë gjitha politikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në drejtim të avancimit të bizneseve që do të jetë një motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Kasami.
Kasami nga zyrat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tha se bësojnë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve tona me qëllim të ndaljes së këtij ekzodusi të rrinisë tonë dhe qytetarëve tonë drejt perëndimit.

Marketing