Kasapi kërcënohet me pistoletë nga një policë, ngjarja ndodhi në Shkup

Në rrugën Samarxhiska në Shkup të shtunën ka ndodhur një rast i pazakontë, njofton policia. Rastin në polici e ka paraqitur pronari i një mishtore. Ja versioni i plotë policor lidhur me rastin:

Marketing

“Më datë 04.08.2018 në ora 12 e 46 minuta në Sektorin për punë të brendshme në Shkup, B.Q. (37) ka njoftuar policinë se në mishtore janë futur dy persona që kanë dashur të blejnë mish. Ata, të pakënaqur nga shërbimi, kanë filluar zënkë verbale, kurse në një moment njëri prej personave ka nxjerrë legjitimacionin zyrtar të MPB-së dhe revolen dhe e ka kërcënuar denoncuesin. Pas masave të ndërmarra është konstatuar se bëhet fjalë për V.A. (29) nga Shkupi dhe babain e tij M.A. (66). Po punohet për ndriçim të plotë të rastit, kurse menjëherë është informuar edhe Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në MPB”.

Marketing