Kastrati: Filloi realizimi i projektit “Shtëpia e të Moshuarve” në Suharekë

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati ka njoftuar se kanë nisur punimet e projektit “Shtëpia e të Moshuarve”, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Marketing

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, Kastrati bëri të ditur që ky projekt është shumë i domosdoshëm të realizohet pasi kanë gjetur shumë të moshuar të vetmuar.

Kastrati në shkrimin e tij, falënderoi edhe Komunën e Suharekës për dhënien në shfrytëzim të truallit me gjithë punimet e vrazhda të këtij projekti në fshatin, Gjinoc.

Ai po ashtu apeloi tek të gjithë njerëzit, që nga dita e diel do të hapet zyrtarisht edhe grumbullimi i donacioneve për këtë projekt.

Postimi i plotë të tij:

“Punimet filluan. Sivjet po bëhen 10 vite të plota të themelimit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”. Gjatë kësaj periudhe kemi pa që është më se e domosdoshme të realizohet projekti ‘Shtëpia e të Moshuarve’. Gjatë aksioneve tona kemi gjetur shumë të moshuar që nuk kishin fëmijë apo kanë pasur fëmijë dhe janë sprovuar me vdekjen e tyre, kemi gjetur të moshuar dhe të vetmuar sepse i kemi gjetur të braktisur nga të gjithë. Andaj gjatë kësaj periudhe 10 vjeçare të punës sonë kemi punuar shumë për ta realizuar këtë projekt. Dita i erdh që ne të nisim me punimet për këtë projekt duke falënderuar Komunën e Suharekës, e cila na ka dhënë në shfrytëzim truallin me gjithë punimet e vrazhda të këtij projekti në fshatin, Gjinoc.

Sot punimet filluan ndërsa më datë 31 maj Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” shtrojnë Iftar në vendin ku po ndërtohet “Shtëpia e të Moshuarve”, në Gjinoc të Suharekës. Mundësia për të ndihmuar realizimin e këtij projekti tani më është zyrtare.

Nesër do të behet publike edhe video e këtij projekti si dhe hapet zyrtarisht edhe grumbullimi i donacioneve për këtë projekt. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati.

Marketing