Kastriot Rexhepi: “E vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron”

Deputeti tashmë i pavarur në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, Kastriot Rexhepi pas votimit për propozimin francez, ka shkruar se, e vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron, përcjell Nistori.

Marketing

“Shumë më sulmuan, disa dëshiruan, por nuk vepruan ashtu si bëra në nëntorin e 2021 kur dikush deshti që fatin e vendit t’ia japë forcave që kundërshtuan tre ditë me radhë votimin e konkluzioneve që na mundësojnë të hapërojmë drejt aderimit në BE. E vërteta dhe e drejta vonon, por nuk harron.” – shkruan Rexhepi.

Sipas Rexhepit, disa gabuan dhe u reshtuan me partitë politike që çdo ditë ofendojnë shqiptarët.

Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetët e opozitës maqedonase nuk morën pjesë në procesin e votimit. /