Kastriot Rexhepi pret nga deputetët e VMRO-së të votojnë për ndryshimet kushtetuese

Ish-deputeti i Lëvizjes Besa tani deputet i pavarur shprehet se shumica do të sigurojë shumicën prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese që janë të domosdoshme për hapjen e kapitujve me Bashkimin Evropian.

Marketing

“Besoj se do të sigurojmë shumicë për shkak se unë kam votuar kundër partisë sime politike edhe pse nuk kishte vendim nga organet partiake. Votova ndryshe nga partia. Gjithashtu mendoj se ka deputetë të ndërgjegjshëm dhe do ta përdorin të drejtën e tyre të garantuar që të votojnë sipas bindjes së tyre”, theksoi Rexhepi.

Edhe pse opozitës i duhen edhe 8 deputetë nga deputetët e opozitës maqedonase të cilët kanë nënshkruar në notier, kjo sipas Rexhepit, nuk ka fuqi juridike.

“Nënshkrimet nuk kanë fuqi juridike. Vullneti politik është diçka und të ndryshohet, varësisht nga rrethanat”, tha Rexhepi.

Marketing