Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” në Washington DC

Kastro Zizo është nderuar me çmimin e madh “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet dhe kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut. Lajmi është publikuar nga mediat në Amerikë e më pas është shpërndarë edhe nga vetë artisti duke u shprehur mirënjohës për këtë vlerësim.

Marketing

“Ky dhjetor festash me solli dhuraten me te bukur! Jam i lumtur te ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, per arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i te drejtave te njeriut.
Vleresimi me kete cmim u be i mundur prej propozimit te komunitetit artistik te New Yorkut dhe me kerkese nga zyra e senatorit te ShBA ne New York, z. Chuck Schumer, eshte ngritur flamuri ne majen e nderteses se Kongresit Amerikan ne Washington DC. Ky cmim me jepet ne celebrimin e Dites Boterore te te Drejtave te Njeriut nga Organizata e Kombeve te Bashkuara. Dua te shpreh nje mirenjohje te thelle ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qene perhere nje ze i fuqishem perkrahes per shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar per te drejtat e tyre jashte ShBA-se. Nje falenderim i perzemert shkon edhe per komunitetin artistik te Neë Yorkut, te cilet me vleresuan te denje dhe propozuan Klevis Begen per kete cmim! Puna disavjecare ne luften kunder pabarazise dhe diskriminimit me baze gjinore si dhe perpjekjet e pareshtura per te mbeshtetur dhe promovuar te rinjte shqiptare dhe jo vetem, jane ato qe me sollen perpara ketij momenti kaq perules per mua! Kjo pasi ky cmim vjen me nje ndjesi te shtuar pergjegjesie per mua dhe shoqaten te cilen une drejtoj, ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do te vazhdoje misionin e nisur me projekte te reja… Stay tuned!”, shkruan Kastro Zizo.