Katar 2022/ Zvicra mposht Serbinë

Zvicra ka marrë fitoren ndaj Serbisë me rezultatin 3-2  në ndeshjen e fundit të grupeve.

Marketing

Xherdan Shaqiri ishte ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të me një goditje fuqishme, ku ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët që e ndiqnin në mbarë botën.

Festa nuk zgjati shumë pasi Serbia barazoi në minutën e 26-të nga një goditje me kokë të Mitrovic. Madje, Serbia përmbys rezultatin në minutën e 35-të me anë të Vlahovic.

Pranë përfundimit të pjesës së parë, konkretisht në minutën e 44-të, Embolo shënon golin e barazimit duke i dërguar të dyja ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2.

Pjesa e dytë nisi në favor të Zvicrës, ku në minutën e 48-të, Vargas asiston për Freuler dhe nuk gabon përballë portës duke përmbysur shifrat.

Më pas, rastet ishin të shumta dhe tepër intensive, ku madje Xhaka u përplas veerbalisht edhe me lojtarët e Serbisë të cilët ndodheshin në pankinë.

Me këtë fitore, Zvicra pozicionohet në vendin e dytë në grup me kuotën e 6 pikëve, duke u kualifikuar në fazën tjetër të Katar 2022 të cilët do të gjejnë Portugalinë e Cristiano Ronaldos.

Marketing