Xhaka përplaset fizikisht me lojtarët e Serbisë

Ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë është shoqeruar me tensione dhe perplasje mes lojtareve ne fushen e lojes.

Marketing

Protagonist ka qene ne disa momente Granit Xhaka, kapiteni i Zvicres.

Pas nje rasti te Serbisë brenda zonës, ku Mitrovic ka pretenduar për penallti, por gjyqtari nuk ka qenë në të njejtin mendim.

Kjo ka sjellë tension në pankinën serbe. Në polemikë eshte perfshire eshte edhe Xhaka i cili ka bere nje gjest fyes ndaj Vlahovicit qe ndodhej ne stolin e Serbise. Reagimi i Xhakes ishte nje pergjigje per gjestin e turpshem te Vlahovic ne pjese e pare i cili preku organet gjenitale pas golit te shenuar.

Ka mjaftuar ky reagim i Xhakes drejt stolit serb per te shkaktuar nje perplasje mes paleve.

Ne fund Xhaka u be serish protagonist pasi pati nje tjeter perplasje te forte me Mitrovic, situate ne te cilen u perfshine te gjithe lojtaret.

 

Ne fund ata qe festuan ishin zviceranet, te cilet munden 3 me 2 Serbine dhe u kualifikuan per ne fazen tjeter ku do te luajne ndaj Portugalise.

 

Kjo eshte hera e dyte pas 2018 qe Zvicra nxjerr jashte Boterorit Serbine.

Marketing