Katari: Pauza humanitare në Gaza zgjatet edhe për 2 ditë të tjera

Katari ka njoftuar zgjatjen e pauzës së përkohshme humanitaren në Gaza midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas edhe për dy ditë të tjera, transmeton Anadolu.

Marketing

Започнете со 300 мкд и заработете 350.000 мкд! Пробај сега!
Stellar
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, në platformën sociale X njoftoi se “në kuadër të ndërmjetësimit në vazhdim është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit humanitar për dy ditë të tjera në Rripin e Gazës”.

Pas njoftimit, Hamasi gjithashtu konfirmoi marrëveshjen për zgjatjen e pauzës së përkohshme humanitare në Gaza edhe për dy ditë të tjera.

“Është rënë dakord me vëllezërit në Katar dhe Egjipt për zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm humanitar për dy ditë të tjera sipas të njëjtave kushte të armëpushimit të mëparshëm”, tha Hamasi në një njoftim.

Ende nuk është marrë konfirmimi i lajmit nga Izraeli.

Katari ndihmoi në ndërmjetësimin e marrëveshjes origjinale katër-ditore, e cila filloi të premten e kaluar.

Marketing