Italia i ka dhënë lamtumirën kampionatit Europian “Gjermani 2024”, pas disfatës 2-0 nga Zvicra në Berlin. Mediat italiane nuk kanë humbur kohë të “masakrojnë” kombëtaren “Azzurri” duke e quajtur një katastrofë këtë eliminim.
Corriere dello Sport: “Dështimi i Italisë: Spalletti jashtë kampionatit Europian. Zvicra dominon dhe kalon në çerekfinale”
SportMediaset: “Freuler dhe Vargas ndëshkojnë një Itali të keqe: Zvicra në çerekfinale, Azzurri në shtëpi”
Tuttosport: “Fatkeqësia e Italisë, Zvicra dominon: Spalletti dhe Azzurri eliminohen nga Europiani”
Gazzetta dello Sport: “Italia humbet fytyrën! Zvicra shëtit dhe fiton 2-0, Azzurri jashtë kampionatit Europian”
Calciomercato: “Italia katastrofë, e poshtëruar nga Zvicra dhe shkon në shtëpi: Spalletti humbet 2-0 dhe i jep lamtumirën Euro 2024”
Rai.it: “Italia e makthit: mposhtet 2-0 nga Zvicra. Azzurri eliminohet nga kampionati Europian”. TCH