Skuadra e Chelseas ka arritur fitoren e radhëz.
Chelsea mposhti në “Stamford Brige” skuadrën e Norwichit me rezultat 7-0.
Mason Mount e hapi serinë e golave në min e 8′ kur shënoi pas një asistimi të Jorginhos.
“The Blues”, vazhduan me sulme edhe gjetën golin e dytë përmes Callum Hudson-Odoi në min e 18′.
Vendasit nuk u ndalën dhe gjëtën golin e trëtë në min e 42′ përmes Reece James për rezultatin e pjesës së parë 3-0.
Në fillim të pjesës së dytë për Norwichin në lojë u inkuadrua Milot Rashica, megjitatë nuk arriti të lë gjurmë.
Golin e katërt për Chelsean e shënoi Ben Chilwell në min e 57′.
Max Arons shënoi autogol në min e 64′ për 5-0.
Krejt në fund Mount realizoi edhe dy gola të tjerë, fillimisht në min e 85′ shënoi nga penalltia për 6-0.
Kurse rezultatin përfundimtarë 7-0 e vulosi në min 90+1′ ku edhe kompletoi hat-rikun.
Me këtë fitore Chelsea përforcon pozitën e parë me 22 pikë, ndërsa Norwichi mbetet në fund me vetëm dy pikë.