Të jesh pjesë e një shoqërie që varet direkt nga qasja në internet dihet se routeri i wireless-it luan një rol të madh në shpejtësinë e qasjes në internet.
Thjeshtë, kur kemi internet të ngadalshëm vetëm sa nuk e thyejmë për tokë laptopin ose celularin.
Kështu, këto janë katër arsyet pse keni WiFi të dobët:
1. Router të rrejshëm
Sigurohuni që routeri juaj të ketë shpejtësinë ashtu siç i shkruan në letër, për shkak se jo gjithmonë routerët e përcjellin shpejtësinë e internetit ashtu siç shkruan në letër. Shpejtësia varet edhe nga mjedisi ku ndodhet routeri, gjithashtu. Por, keni kujdes kur bleni router, disa mund ta kenë edhe markën e rrejshme.
2. Kongjestion të sinjalit
Mendojeni sikur trafikun – ju keni pajisje si kompjuter, celularë, tabletë, që të gjithë duke e përdorur të njëjtin sinjal. Është normale që sinjali të rëndohet në këto raste.
3. Vendosja në vend të gabuar
Routerët e WiFi-së dërgojnë sinjal në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet. Mbajeni routerin sa më në mes të shtëpisë që të jetë e mundur, aty do të shpërndajë sinjalin më të mirë.
4. Keni router më të vjetër se dy vjet
Edhe routerët plaken, njëjtë si njerëzit. Nëse është më i vjetër se dy vite, atëherë është koha që ta ndërroni nëse ai po ju lëshon internet të dobët.