Zyrtarët në Kolumbi thonë se katër fëmijë të zhdukur që nga rrëzimi i avionit të tyre në xhungël janë gjetur të gjallë dhe shëndoshë pas më shumë se dy javëve.
Nëna e tyre dhe disa të rritur të tjerë mbetën të vdekur në aksident, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Agjencia qeveritare e mirëqenies së fëmijëve, ICBF, tha se kishte marrë informacion “nga terreni” se fëmijët ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Një pilot tha se atij i kishin thënë gjithashtu se fëmijët ishin gjetur nga njerëzit indigjenë thellë në pyllin e shiut.
Pas një përpjekjeje të madhe kërkimi që përfshinte më shumë se 100 ushtarë, avioni më në fund u gjet të martën, 15 ditë pasi ishte zhdukur.
Trupat e pilotit, bashkëpilotit dhe 33-vjeçares Magdalena Mucutuy, nënë e katër fëmijëve, u gjetën në vendin e përplasjes në provincën Caquetá.
Fëmijët ishin të moshës 13, 9, katër dhe një foshnje 11 muajshe.