Janë mësuar katër kandidatët për kryetarë komune në Haraçinë.
E para që e ka bërë të ditur emrin ka qenë LSDM-ja dhe ajo është kryetarja aktuale, Milikije Halimi.
Kandidatë do të kenë edhe partitë tjetër në pushtet, BDI me Ridvan Ibraimin dhe Lëvizja Besa me Bastri Bajrami
Do të kandidojë edhe opozita shqiptare. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të kërkojnë votën e haraçinasve me Naim Sinanin.
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 17 tetor.