Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski ka njoftuar, se ka filluar procedura për marrjen e licencës për tregtim dhe prodhim me derivateve të naftës për katër kompani.
Kjo është vendosur në seancën e sotme të jashtëzakonshme të KRRE-së.
“Komisioni Rregullator për Energjetikë ka nisur procedurën për marrjen e licencave të bartësve të licencës për tregti të derivateve të naftës dhe para se gjithash me mazutit edhe atë kompanive: “RKM Doel Skopje”, “Supertrade Skopje”, “Pertinaks doel Skopje”, “Lionel DB Kavadarci”, për shkak të mosposedimit të rezervave operative të mazutit. Këto mospërputhje janë evidentuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe për këtë është njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë. Sipas Rregullores, këto kompani për nivelin dhe mënyrën e përllogaritjes të rezervave operative, këto kompani detyrohen të sigurojnë 5 rezerva ditore gjatë kësaj jave varësisht konsumit që e kanë pasur gjatë vitit 2020″, tha Bislimovski, transmeton TV21.
Sa i takon kompanisë “Euro team”, ai deklaroi se kjo kompani është në mbikëqyrje të vazhdueshme nga KRRE-ja dhe se nuk ka të drejtë të kryejë asnjë tregti.