Katër persona janë lënduar rëndë në aksidente trafiku në Shkup

Katër persona janë lënduar më rëndë në katër nga gjithsej 32 aksidente trafiku që kanë ndodhur këtë fundjavë në rajonin e Qytetit të Shkupit. Në 13 aksidente, lëndime më të lehta kanë marrë 33 persona, ndërsa në 15 janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Marketing

Sipas raportit të policisë nga SPB Shkup, 142 shoferë kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, nëntë shoferë kanë kaluar në udhëkryqe në dritë të kuqe, katër shoferë nuk u kanë dhënë përparësi
kalimtarëve në zebra, pesë shoferë për parakalim jo të drejtë dhe një shofer , i cili nuk i ka dhënë përparësi kalimi automjeteve në zona të udhëkryqit.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë.

Policia e trafikut ka përjashtuar 65 automjete, 23 prej të cilëve dy për shkak drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 35 pa marrë patentë shoferi dhe pesë shoferë fillestarë, si dhe dy automjete teknikisht jo në rregull dhe 35 automjete të paregjistruara.

Në mënyrë jo të rregullt janë kanë qenë të parkuara 164 automjete, ndërsa “karrotreci” ka larguar 120 automjete