Një burrë është rrahur në një restorant të Shkupit nga katër persona pas një zënke verbale.
Personi V.S. (49) nga Shkupi si klient në një restorant pas një zënke verbale me kamerierin Z.S. (35) është sulmuar fizikisht nga ai, si dhe nga tre persona të tjerë jashtë restorantit.
Incidenti ka ndodhur dje në ora 17:15 në një restorant në rrugën “Maqedonia”.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.