Katër raste të dhunës në familje, vetëm dy të arrestuar

Tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.Po ashtu në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti të dielën kishte kryer veprën penale “dhunë në familje”.

Marketing

Sipas njoftimit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Edhe në qytetin e Vitisë është raportuar një rast i dhunës në familje.Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, një femër ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.Pas raportimit ajo ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq i dyshuari është në kërkim policor.Në Mamushë më 30 nëntor ka ndodhur një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme, pra më 2 dhjetorë një femër e komunitetit turk ka raportuar se me datën 30 nëntor është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i po të njëjtit nacionalitet. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar.