Katër të arrestuar për gjuajtjen me armë zjarri në Çair, dy prej tyre të burgosur

Plagosja e mbrëmshme para komunës së Çairit – Arrestohen katër persona, dy nga ta të burgosur
Plagosja e mbrëmshme para komunës së Çairit – Arrestohen katër persona, dy nga ta të burgosur
SI15.10.2024 456 1 minute read

Marketing

Policia ka arrestuar katër persona për incidentin e mbrëmshëm në afërsi të Komunës së Çairit, ku si pasojë mbeti i plagosur në këmbë 35-vjeçari me inicialet E.A, shkruan Alsat.

– Advertisements –

Dy prej të përfshirëve në incident, përkatësisht personat me iniciale A.R. dhe M.I. janë të burgosur ndërsa gjatë ditës së djeshme janë lëshuar nga Burgu i Idrizovës për angazhim pune.

Dy të tjerët, me inicialet L.A. dhe I.T. janë ndaluar në Stacion Policor për procedurë të mëtutjeshme.

Nga Policia informojnë se në vendngjarje kanë marrë gjurmë biologjike, është aplikuar test baruti te pjesëmarrësit, ndërkaq janë siguruar edhe prova video nga sistemi “Qyteti i sigurt”.

Njëkohësisht, Policia ka konstatuar edhe automjetin me të cilin, njëri prej të dyshuarve ka ardhur në vendin e ngjarjes, pas çka i njëjti është dërguar për përpunim kriminalistik.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Policia paralajmëron kallëzime përkatëse./ Alsat.mk

Marketing