Katër të vdekur nga orteqet e borës në Norvegji

Katër persona humbën jetën nga disa ortekë në veriun e largët të Norvegjisë, njoftoi policia.

Marketing

Dy persona humbën jetën kur një ortek ra në një shtëpi dhe një hambar, në të cilin ndodheshin 140 dhi, në ishullin Reinoeia.

Dy turistë kanë humbur jetën në dy ortekë të tjerë dhe dyshohet se janë shtetas të huaj, kombësia e të cilëve nuk dihet ende, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pesë anëtarë të një grupi turistësh të huaj u kapën në një ortek pranë Kavringtinden, një majë në veriun e largët të vendit, dhe “njëri prej tyre vdiq”, u tha gazetarëve Morten Petersen nga policia në Troms.

Dy u plagosën, një në gjendje kritike dhe një me “lëndime mesatare”, shtoi zëdhënësi.

Më vonë gjatë ditës, policia tha se një person i katërt kishte vdekur në një tjetër ortek pranë Storslet në zonën Nordrejs.