



Katër persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë.
Viktimat paraprakisht thuhet se janë turistë të huaj, rusë. Katër viktimat, dy vajza dhe dy djem, janë gjetur të vdekur në saunën e hotelit.
Paraprakisht dyshohet se janë asfiksuar, po do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.