Katica Janeva është nisur drejt burgut të Shutkës

Pasi gjykatësi i procedurës paraprake caktoi 30 ditë paraburgim, Katica Janeva është nisur për  në burgun e Shutkës.

Marketing

Janeva u arrestua sot pasdite si e dyshuar e tretë në rastin “Reket”. Ajo ka të drejtë të ankimoj deri tek Këshilli Penal vendimin për paraburgimin e saj.

Paraburgimi i Janevës vjen pas kërkesë së Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Prokurori  Jovevski tha se Janeva dyshohet të ketë shpërdorur detyrën zyrtare në skandalin e zhvatjes për të ndikuar në rastin “Perandoria”.

Për rastin “Reket”, përveç Janevës në paraburgim janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, Bojan Jovanovski- Boki13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec.

Marketing