Katica Janeva në pyetje për “Reket” në PTHP

Pasi që prokurori publik, Ljubomir Joveski paralajmëroi se të involvuarit në rastin “Reket” do të dëgjohen apo merren në mënyrë joselektive, sot në bisedë me prokuroren Vilma Ruskoska, e ila e udhëheqë lëndën, pritet prokurorja speciale publike në dorëheqje, Katica Janeva.

Marketing

Ajo do të duhet të japë përgjigje në disa pyetje që u hapën në opinion, pasi që muajin e kaluar u hap rasti “Reket”, në të cilin tani për tani, për zhvatje të biznesmenëve janë akuzuar Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.

Dhe përderisa disa mendojnë se Janeva duhej menjëherë të suspendohej pas hapjes së rastit “Reket”, ajo javën e kaluar u kthye nga pushimi dhe prej 12 gushtit është në punë.

“Prokuroria për shkak të konfidencialitetit të procedurës, nuk kumton paraprakisht se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren. Prokuroria që prej para hapjes së hetimit ka planifikuar veprime se si do të udhëhiqet procedura dhe sipas atyre do të udhëhiqet procedura”, deklaroi Joveski për MEDIAL-n një ditë pasi që më 8 gusht edicioni onllajn i gazetës “La Verita” publikoi video-xhirim lidhur me rastin “Reket”.

Videoja është nga takimi i të dyshuarve në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Zoran Mileski (Kiçeec) me biznesmenin Jordan “Orce” Kamçev, ndërkaq është xhiruar në shkurt të këtij viti. Në xhirim shihen euro të paketuara dhe me specifikata të shkruara me dorë në copa letzre, ndërkaq siç thekson gazeta, dëgjohet edhe biseda e Jovanovskit dhe Kamçevit për lëndën e PSP-së në të cilën e përmendin edhe prokuroren speciale publike, Katica Janeva.

Prokurorja speciale në reagim se në interes të parahetimeve dhe hetimeve të cilat zhvillohen në PSP disa herë ka biseduar me persona të ndryshëm, në tentim që të kenë pozicione më të mira në lëndët penale, e kjo shpesh ka ndodhur të zhvillohej përmes ndërmjetësve të emëruar nga ta. Në atë periudhë ka zhvilluar bisedë edhe me Kamçevin që të bëhet bashkëpunëtor – dëshmitar në parahetim të ri.

I fundit nga prokurorët e marrë në pyetje për rastin “Reket” ishte Burim Rrustemi, i cili në deklaratë për mediumet javën e kaluar tha se mes tjerash, Ruskovska e ka pyetur për lidhshmërinë e këtij rasti me hetimin për Bankën postare e cila po zhvillohet.

“Konsideroj se deklarata ime do të kontribuojë për zhvillimin e hetimit, në pjesën e ngjarjeve lidhur me lëndën “Banka postare”, deklaroi prokurori Burim Rrustemi pas dëshmisë së tij dyorëshe.

Rrustemi është prokurori i tretë nga PSP-ja që është marrë në pyetje për rastin “Reket”, pasi që prej fillimit të javës u dëgjuan koleget e tij Elizabeta Josifovska dhe Lile Stefanova.

“Dhashë deklaratë në cilësinë e dëshmitarit në rastin ‘Reket’ lidhur me çështjet lidhur me hetimin ‘Banka postare’, të cilin hetim e udhëheq unë në PSP. U përgjigja në të gjitha pyetjet për të cilat interesohej Prokurorja, i dhashë të gjitha informatat. E thashë të vërtetën dhe konsideroj se deklarata ime do të kontribuojë për zhvillimin e hetimit, në pjesën e ngjarjeve lidhur me lëndën ‘Banka postare’”, deklaroi Rrustemi.

Prokurorja Stefanova, e cila është kompetente për lëndën “Perandoria” pesë orë ishte në Prokurori, ku siç tha, ka ndarë gjithçka së din për rastet “Perandoria” dhe “Reket”.

Ajo shprehi gatishmëri të bashkëpunojë me Prokurorinë për krim të organizuar, në mënyrë që tërësisht të ndriçohet i tërë rasti “Reket”.

Josifovska paraprakisht konfirmoi se ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthim të pasaportës të dyshuarit në rastin “Perandoria”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ka qenë i Janevës dhe ajo si zëvendëse e saj ka qenëe edetyruar ta nënshkruajë, sepse e ka zëvendësuar derisa ka qenë në pushim.

Ndërsa Fatime Fetai, para fillimit të djeshëm të gjykimit për lëndën “Titanik 3”, refuzoi ta komentojë rastin “Reket”.

“Nuk do të mund të komentoj për të. Procedurën ‘Reket” e zhvillon një prokurori tjetër e cila është kompetente, Prandaj me të vërtetë nuk dëshiroj në asnjë moment të përzihem”, theksoi Fetai dhe shtoi se secila lëndë në të cilën ka punuar ajo është e pastër.

Theksoi se më me rëndësi është se PSP vazhdon me punën e vet. “Ja sot kemi gjykime për lëndën ‘Titanik 3’ e cila është para fazës përfundimtare. Ne vazhdojmë me punë”, potencoi Fetai.

I dyshuari i dytë për rastin “Reket”, Zoran Mileski – Kiçeec dje u soll për t’u marrë në psetje në Prokurorinë për krim të organizuar, ndërsa dje në PTH për rastin ishte marrë në pyetje edhe pensionistja Liljana Todorovski, e cila është nënshkruese e projektit për qendër evropiane të Lidhjes ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit.

Ndërkohë, këtë javë pushteti dhe opozita duhej t’i vazhdonin biseddimet për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin zgjidhet edhe statusi i PSP-së, të cilin kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e vendosi në mbledhje të martën e ardhshme.

Megjithatë, edhe pse pritej që grupet e punës të të dy partive të negociojnë prej fillimit të kësaj javel kjo dje nuk ndodhi, ndërsa takimi i tyre i fundit u mbajt në korrik dhe prej atëherë pozitat e të dyja palëve janë të pandryshueshme.

Pushteti, siç ka potencuar disa herë është i gatshëm t’u përgjigjet disa kërkesave të caktuara të opozitës, por megjithatë linja e kuqe është lufta pa kompromis kundër krimit. Opozita është e qëdnrimit se nuk pranon transfer automatik të prkurorëve publik nga PSP-ja në Prokurorinë e re për dnjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, e as që ajo prokurori të udhëhiqet nga Ruskovska.

Pengesë janë edhe lëndët. të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017. Opozita propozon ato t’i marrë prokurori shtetëror, ndërsa pushteti konsideron se prokurorët e PSP-së duhet të vazhdojnë të punojnë në lëndët.

Mbledhja e Kuvendit për propozim-ligjin është caktuar për më 27 gusht, pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv. për ligjin nevojitet shumicë prej dy të tretave, përkatësisht mbështetje prej 80 deputetëve.

Bashkësia ndërkombëtare është unanime në kërkesën drejtuar autoriteteve në Maqedoninë e Veriut lidhur me rastin “Reket” të tregojnë në vepër se në vend ka sundim të së drejtës dhe se shteti juridik funksionon, ndërsa ligji për prokurorinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendimin për ndarje të datës për negociata për anëtarësim në BE, që pritet të jepet në tetor.

Fillimi i negociatave me Unionin, por edhe anëtarësimi zyrtar në NATO dhe faktori ekonomik janë shkaqe për të cilat pushteti nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të cilat insiston opozita dhe siç paralajmëroi do ta rrisë presionin ndaj Qeverisë këtë vjeshtë.