Ekipe të mediave të ndryshme në vend janë reshtuar para objektit të Prokurorisë Speciale Publike në pritje të prokurores në dorëheqje Katica Janeva e cila sot erdhi në vendin e saj të punës pas pushim të cilin e kishte hapur nga dita e martë.
Të hënën e javës së kaluar ajo dha dorëheqje nga detyra e kryeprokurores.
Një konferencë për media pritet të mbahet rret orës 14:00, raporton SHENJA, ku Janeva do të përgjigjet në të gjitha pyetjet e ngritura në opinion rreth rastit “Zhvatja”.