Katrugalos: Vendimi i BE-së për Maqedoninë e Veriut nuk është hapi më ideal, por është pozitiv

Fakti që diskutimi në BE për Maqedoninë e Veriut do të fillojë nga tetori, ndoshta nuk është hapi më ideal të cilin e prisnim por është pozitiv, ka thënë ministri për Punë të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugallos në intervistën për “Juronjuz” në gjuhën greke.

Marketing

Shefi i diplomacisë greke ka shtuar se në pyetje është kredibiliteti i BE-së edhe ajo se çfarë porosie dërgohet deri te vendet kandidate për anëtarësim në Union, bën të ditur korrespondentja e MIA-s në Athinë.

“Shumë herë e kemi theksuar se është çështje e kredibilitetit të BE-së të përgjigjet në gjitha këto hapa të rëndësishëm të ndërmarra nga ana e Maqedonisë së Veriut. Pasi, çfarë porosie dërgojmë deri të të gjithë vendet të cilët duan të integrohen në BE, zbatojnë reforma të brendshme shumë të vështira që të adaptohen në legjislaturën evropiane, ndërsa nga ana tjetër tentojnë në mënyrë më të mirë të mundshme t’i zgjidhin çështjet fqinjësore, siç ka bërë Maqedonia e Veriut? Megjithatë, konsideroj se fakti që diskutimi do të fillojë nga tetori është hap i parë. Ndoshta nuk është më idealja që e prisnim, por është hap pozitiv”, ka thënë Katrugallos.