Kazakistani shfuqizon plotësisht dënimin me vdekje

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Zhomart Tokayev, nënshkroi sot një projektligj me të cilin u shfuqizua plotësisht dënimi me vdekje në vend, tha presidenca në një deklaratë.

Marketing

Javën e kaluar, parlamenti i Kazakistanit kishte miratuar projektligjin që shfuqizon dënimin me vdekje, një hap që do shënoi një ndryshim të rëndësishëm politikash për vendin e Azisë Qendrore, sipas raportimeve lokale.

Ligji përjashtoi plotësisht dënimin me vdekje nga Kodi Penal i vendit.

Më 2 janar 2021, Tokayev nënshkroi një dekret për ratifikimin e Protokollit të Dytë./AA/