Kazinotë, Bejta: Mjaftë më, kjo nuk është ajo që duam të shohim në qytetin tonë

Kandidati për Kryetar komune nga radhët e BDI dhe Iniciativës qytetare Gostivari
që dua, sot përmes një konference për media të mbajtur përpara Kazinove në
Gostivar, ka hedhur kritika ndaj kryetarit në largim të komunës së Gostivarit,
Arben Taravari për shtimin e objekteve të lojrave të fatit.
Bejta tha që edhe pse Taravari kishte premtuar në vitin 2017 se do të heqë
kazinotë nga qendra e qytetit – asnjë nuk është mbyllur që atëherë, shumë të reja
janë hapur. “41 kazino gjenden në komunën tonë, bastoret sportive as që numërohen. Ne
kemi më shumë Kazino sesa kopshte dhe shkolla, më shumë Kazino sesa
terrene dhe mjedise sportive. Mjaftë më! Kjo nuk është ajo që duam të shohim në
qytetin tonë – ne nuk duam që Gostivari ynë të dominohet nga industria e
lojërave të fatit. Ne nuk duam që të rinjtë tanë të shkojnë në kazino, ne duam që
ata të studiojnë, të bëjnë sport dhe të shijojnë kulturën. Ne nuk duam që të rinjtë
tanë të humbasin paratë e tyre në makinat e fatit, ne duam që ata të kursejnë për
arsimin e tyre, për shtëpinë e tyre të parë, për të ardhmen e tyre”, tha Bejta para
mediave.
Ne, tha Bejta, po jetojmë në një shoqëri të lirë dhe secili mbi 18 vjeç do të
vendosë vetë nëse dëshiron të luajë në një kazino apo jo – por si shoqëri nuk
duhet të lejojmë që qyteti ynë të ketë kazino në çdo cep, pasi ato janë pranë
shkollave tona dhe tërheqin brezit tonë të ri të hynë brenda.
“Taravari ka premtuar në vitin 2017 se do të heqë kazinotë nga qendra e qytetit –
asnjë nuk është mbyllur që atëherë, shumë të reja janë hapur. Nuk ishte
Taravari, nuk ishte Aleanca – ishte BDI, ajo që mori iniciativën dhe miratoi një ligj
të ri në qeveri dhe tani po e shtyn atë në parlament për të zhvendosur kazinotë
jashtë qendrave të qytetit dhe larg nga shkollat. Me këtë ligj nuk do të lejojmë
funksionimin e kazinove dhe bastoreve sportive më afër se 500 metra nga
shkollat. Për Gostivarin kjo do të thotë, se shumica dërrmuese e kazinove dhe
bastoreve duhet të largohen nga qendra e qytetit tonë, pasi ditët e “Las
Gostivarit” kanë mbaruar. Ne do të ndalojmë industrinë e lojërave të fatit të marrë
qytetin tonë”, tha Bejta.
Bejta premtoi që pas 17 tetorit, do të shohim një qendër të re të qytetit, pa kazino
– një qendër e qytetit, ku rinia jonë është e sigurt dhe familjet mund të ndihen
rehat përsëri.

Marketing

“Vota juaj për mua si kryetar komune dhe për BDI është një votë kundër
Kazinove në qendër të qytetit dhe për një Gostivar modern, të sigurt dhe të
pastër”, përfundoi Bejta.
Почитувани ,
Во нашата општина има 4