KB Çair 2030 me ekstra përforcim për sezonin e ri, arrin Teyvion KIRK

ekstra përforcim për sezonin e ri, arrin Teyvion KIR
August 18, 2024 Basketboll, Sport
KB ÇAIR 2030 me ekstra përforcim për sezonin e ri, arrin Teyvion KIRK
Klubi i Basketbollit “Çair 2030”, ka njoftuar se ka nënshkruar me basketbollistin Teyvion KIRK, i cili sezonin e kaluar ka qenë koshashënuesi më i mirë në ligën e Azerbejxhanit me një mesatare 23.9 pikë, përcjell SHENJA.
“KIRK është përforcimi i radhës për klubin tonë. Ai vjen nga SuperLiga e Azerbejxhanit ku sezonin e kaluar është shpallur koshashënuesi më i mirë i ligës me 23.9 pikë 7.4 kërcime dhe 5.4 asistime. Me aftësitë e tij të shkëlqyera në sulm dhe përvojën e tij ndërkombëtare, ai do të sjellë një energji të re dhe cilësi të lartë në skuadrën tonë. Ky është një hap i rëndësishëm për klubin tonë në synimet tona për të arritur rezultate të mëdha në këtë sezon”, thuhet në njoftimin e KB Çairi.

Marketing
Marketing